Skuadra e Sent Etien ishte autore e një prove emocionuese në gjysmëfinalen e kupës së Francës kundër ren, në një ndeshje ku sanksionoi dhe kualifikimin.
Pavarësisht avantazhit të miqve me Niang pas gjysmë ore lojë, formacioni vendas arriti të barazonte me kolodzieçak, ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Boudebouz çoi në delir të gjithë tifozerinë vendase, duke shënuar golin e fitores.
Ajo çfarë pasoi ishte një skenë elektrizuese në stadiumin vendas, me mijëra tifozë që pushtuan fushën për të festuar me futbollistë për kalimin në finalen e Kupës pas 38 vjetësh.
Sent Etien arriti të marrë një sukses impresionues në gjysmëfinalen në stadiumin Xhefri Gishard, por tani në finalen e madhe do të luajë ndaj ekipit më të fortë të francës, Paris Sën Zhermen.
Top Channel