Zgjohet Drenica, i largohet zonës së ftohtë, Vushtrria e Dukagjini ndajnë pikët

05/03/2020 15:59

Drenica më në fund sheh dritë në fund të tunelit në IPKO Superligën e Kosovës. Pas katër humbjeve radhazi, skuadra nga Skënderaj triumfoi 3-1 me Flamurtarin, duke larguar, të paktën për momentin, hijet e rënies nga kategoria.

Alban Shillova realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa mes finalizimeve të sulmuesit të Drenicës e gjeti rrjetën Kabashi i Flamurtarit, me vendësit që shkuan në dhomat e zhveshjes me epërsinë 2-1.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë jo vetëm që nuk ia dolën të barazonin, por pësuan edhe golin e “knockout”-it në minutën e 71-të me autor Hysenin. Drenica me këtë suksesi parakalon Flamurtarin dhe Trepçën në renditje.

Mbyllet në barazim 3-3 përplasja mes dy ekipeve të fundtabelës, Vushtrrisë dhe Dukagjinit. Dy herë kaloi në epërsi ekipi nga Klina (shënuan Marmallaku dy herë 7’ dhe 44’ dhe Elezaj 66’), por vendësit arritën të barazonin “in extremis” duke shënuar në të 76-ën dhe në minutën e 6-të shtesë me Istrefin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA