‘Ti je i shqetësuar se je me PDK-në’/ Abazi debaton në Open me Nurellarin

05/03/2020 22:51

Diskutime dhe debate të shumta po zhvillohen në Open në Top Channel. Debati kësaj radhe u zhvillua mes Adri Nurellarit dhe kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi. Debati nisi kur Nurellari tha se Albin Kurti ka frikë të futet në dialog.

Albin Kurti e di që dialogu është i vështirë. Ai ka frikë është tërhequr për të fituar kohë. Për të fituar kohë për të pasur një pjesë të dytë, me shpresën që në pjesën e dytë mund të jenë gjërat më ndryshe- tha Nurellari.

Kjo nuk është e vërtetë. Ju jeni i frikësuar nga qeveria Kurti se jeni i lidhur me PDK-në. Kanë fillua shkarkimet e bordeve tuaja- tha Abazi.

Top Channel