Bletët janë adhuruese të kerpit e kanabisit dhe një studim i fundit thotë se sa më e gjatë të jetë bima aq më shumë bletë fluturojnë te ajo.

Studimi i ri i Cornell University mbështeti gjetjet e atij të një viti më parë që thoshte se bletët tërhiqen pa masë ndaj kanabisit prej rezervave të tij të bollshme të polenit, dhe kjo mund të ndihmojë shkencëtarët të mbështesë rritjen e popullatave të tyre në rënie, ashtu si dhe numrin e bimëve.

Studimi thoshte se sa më e madhe ishte zona e mbuluar me kerp aq më shumë bletë fluturonin drejt saj, ndërsa bimët më të gjata të kerpit tërhiqnin 17 herë më shumë bletë se ato më të shkurtra.

Kërpi në SHBA është një bimë shumë komerciale e përdorur për shumë funksione, por mund të mbajë me ushqim reth 16 specie bletësh në verilindje të SHBA.

Zbulimet mund të duken të çuditshme pasi as kerpi e as kanabis nuk kanë nektar të ëmbël ose të lëngshëm për të tërhequr insektet, dhe as ngjyra tërheqëse.

Por poleni i luleve mashkull është shumë tërheqës për bletët, për disa arsye që në studim ishin ende të panjohura.

Ndërsa bimët femra, të cilat ashtu si njerëzit thithin aromën intoksikuese për efektet e saj, nuk tërhiqnin asnjë bletë pasi ato nuk prodhojnë asnjë lule.

“Zgjerimi i prodhimit të kerpit në SHBA mund të ketë pasoja shumë pozitive për popullatat e blerëve dhe të gjithë agro-ekosistemin. Kerpi është nxitës i popullatave pllenuese dhe mbush hapësira të gjera në sezone me mungesë aktiviteti”, tha autori kryesor i studimit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA