Hetimi federal për vdekjen e Matthew Perry/ Mjeku pranon fajësinë, dënohet me dy vite burg, familja shpërthen në akuza 03/12 22:21
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar vdiq dje në moshën 100-vjeçare, konfirmoi Ministria e Jashtme e Perusë.
“Babai vdiq pas një jave të ndërlikuar, në orën 20:09 dhe tashmë po prehet në paqe”, tha djali i tij, Francisco Perez de Cuellar për kanalin RPP.
I lindur në Lima në vitin 1920, Perez de Cuellar shërbeu si sekretari i pestë i përgjithshëm i OKB-së në vitet 1982 dhe 1991, pas një karriere të gjatë diplomatike.
Në 1995, ai kandidoi për president në Peru, por u mposht nga presidenti në detyrë, Alberto Fujimori.
Pas kësaj u bë kryeministër dhe më pas, për një periudhë të shkurtër kohore në vitet 2000-2001, u bë ministër i Jashtëm.
Top Channel