Emergjenca e krijuar nga epidemia e koronavirusit bëri që mes shumë eventeve të tjera të shtyhej edhe debutimi i klasit mbretëror në MotoGP, e tani drejtuesit kanë vendosur të modifikojnë edhe kalendarin e këtij sezoni.
Pas anulimit të premierës në Katar dhe shtyrjen e garës së Tajlandës, në një samit të përbashkët shoqata e Pilotëve, federata dhe përfaqësues të ekipeve, ridizenjuan datat me një sekuencë të re takimesh për kampionatin e shumëpritur.
Kështu çmimi i Madh i Tajlandës në motoGP, një vend ku numri i të prekurve ka arritur në nivel alarmant, do të zhvillohet në 4 Tetor, me shpresën se deri atëherë situata shëndetësore nga epidemia, do të jetë e qetësuar. Çmimi i Madh i Aragonës në Spanjë, është afruar në datë nga ana e federatës, dhe takimi i ri do të jetë 27 Shtatori.
E pamundur aktualisht që dikush të thotë se ky do të jetë vërte kalendari përfundimtar i botërorit 2020 të motoçiklizmit por të paktën në krahasim me disiplinat e tjera, kjo është një përgjigje e denjë për tifozët, për të programuar dhe ndjekjen e garave emocionuese .
Top Channel