Meta vijon mesazhet për “mbrojtjen e Kushtetutës”: Zëri i Popullit po dëgjohet

05/03/2020 19:30

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që ishin të pranishëm në protestën që ai thirri kundër mazhorancës.

Meta shkruan se është i lumtur që zëri i popullit me intelektualët në krye po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarët.

“Në betejën tonë të pandalshme për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë sonë të dashur, na janë bashkuar edhe shumë personalitete të nderuara të artit dhe kulturës shqiptare, si Bujar Kapexhiu, regjisor, skenarist, aktor i mirënjohur dhe satirist, gjithmonë në shërbim demokracisë dhe fjalës së lirë. Mirënjohje dhe falenderim të veçantë kam sot edhe për mijra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar PRANVERËN KUQEZI!  Jam i lumtur se ZËRI I POPULLIT, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. “ shkruan Meta.

Top Channel