Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Përveçse po avancon me shpejtësi drejt titullit të radhës kampion, Paris Saint Germain nuk hap rrugë as në Kupēn e Francës, ku sapo ka siguruar kalimin në finale të këtij kompeticioni.
Kryeqytetasit e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfuan me rezultatin e thellë 1-5 në “Parc Olympique” ndaj Lyonit vendas, duke u bërë skuadra e parë finaliste e Kupës së Francës për këtë sezon.
Kylian Mbappe ishte protagonist i padiskutueshëm mbrëmjen e sotme, pasi arriti të shënojë tre herë në portën e Lyon, duke merituar të marrë topin në shtëpi, ndërsa goleada u kompletua nga Neymar dhe Sarabia.
Tani skuadra e Paris Saint Germain do të duhet të presë për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të diskutojë trofeun, që do të dalë nga çifti St. Ettiene – Rennes.
Top Channel