Bayer Leverkusen dhe Eintrachti i Frankfurtit janë dy gjysmëfinalistet e tjera të Kupës së Gjermanisë.

Bayer Leverkusen eliminoi në cerekfinale Union Berlin të cilin e mundi me rezultatin 3-1. Ishte skuadra berlineze ajo që e nisi më mirë sfidën teksa e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 me golin e Ingvartsen. por në pjesën e dytë kur kishin mbetur 19 minuta nga fundi i ndeshjes, gjërat morën tjetër rrjedhë. Lenz e la Union Berlin me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe pas kësaj erdhi edhe përmbysja në rezultat e Bayer Leverkusen që shënoi 3 gola me Bellarabin, Aranguiz dhe Diaby për të fiksuar rezultatin në 3-1.

Në çerekfinalen tjetër, Eintrachti eliminoi Werder Bremenin duke e mundur 2-0 duke shkruar emrin mes 4 ekipeve më të mira të kupës së Gjermanisë. Pjesa e parë u mbyll me avantanzhin 1-0 të Eintrachtit pas golit të shënuar nga Andre Silva me penallti në minutat shtesë të saj. në pjesën e dytë Eintrachti arriti të gjejë edhe golin e dytë me Kamada. Momenti më negativ për Eintrachtin ishte ai i minutave shtesë të ndeshjes kur Kostic u ndëshkua me karton të kuq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA