“Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba”, Burri i Jonida Vokshit zbulon momentin kur moderatorja i dha lajmin e shtatzënisë

05/03/2020 00:52

Jonida Vokshi bashkë me bashkëshortin e saj Besnik Krapi ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë, detaje nga dasma e shumëpërfolur dhe për bebin që do të vijë së shpejti në jetë.

Besnik Krapi ka treguar në Soirée momentin kur Jonida Vokshi i ka dhënë lajmin e shtatzënisë dhe në fillim ai nuk e ka besuar duke menduar se po moderatorja bukuroshe po bënte shaka, madje ka treguar se edhe ishte nervozuar shumë.

“Unë jam fans i Kombëtares së Kosovës. Ishim duke luajtur me Bullgarinë mesa po kujtoj. Aty ishte shumë zhurmë dhe më vjen një mesazh diku nga minuta e 60-70, dhe më thotë ‘hë si po kalon?’. Aty s’ka dhe shumë valë dhe thashë ku e gjeti dhe kjo tani të më shkruajë në lojë. Mirë, mirë faleminderit i thash. E pse po bëhesh kështu arrogant po më thoshte, është dicka normale. Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba. Mos pi shumë birra.

I thash a je duke bërë shaka? Ndërsa ajo po qeshte. Dhe i thash që ishte humori më i keq që ke bërë ndonjëherë dhe më bëri shumë nervoz. Dhe më çon një foto të testi që kishte bërë dhe për një moment krejt stadium m’u bë audio off. E lash birrën dhe dola jashtë, e lashë lojën. Shkova u ula në një lokal vetë, kam pirë disa birrë dhe kam qëndruar 1 orë vetëm dhe vetëm kam menduar“, ka treguar i emocionuar Besnik Krapi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA