​Dy lloje të koronavirusit të ri zbulohen nga shkencëtarët kinezë

05/03/2020 09:57

Shkencëtarët në Kinë që studiojnë origjinën e epidemisë së re të koronavirusit kanë gjetur dy nga llojet e saj kryesore që mund të shkaktojnë infeksionin.

Studiuesit nga Universiteti i Pekinit dhe Instituti Pasteur në Shanghai theksuan se të dhënat janë marrë duke përdorur mostra të kufizuara, dhe se duhet të bëhet një studim më i gjerë për të përcaktuar se si filloi epidemia, transmeton KosovaPress.

Sipas një studimi paraprak, nga mostrat e analizuara, lloji më agresiv i koronavirusit të ri ka një përqindje prej 70 për qind të epidemisë Wuhan, me 30 për qind që vjen nga lloji më i dobët i virusit, raporton Reuters.

“Këto të dhëna tregojnë një nevojë urgjente për studime të mëtejshme, studime krahasuese që krahasojnë të dhënat epidemiologjike dhe gjenomike, simptomat klinike të pacientëve me sëmundje koronavirus,” përfunduan shkencëtarët kinezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA