Eliminohet Tottenham, ‘çmendet’ Dier, sulmon tifozin

05/03/2020 13:41

Tottenhami përjetoi një të mërkurë të errët teksa e pa veten të eliminohet nga Nowichi në 1/8 e finaleve të Kupës së Anglisë.

Skuadra e Jose Mourihno çoi dëm avantazhin 1-0 të marrë pas shënimit të golit nga Vertonghen për t’u mundur në fund pas gjuajtjes së 11 metërshave duke qenë se koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll 1-1 pas golit të barazimit të Drmic.
Kjo disfatë dhe fyerjet që u dëgjuan nga shkallët e stadiumit patën një impakt të fortë te Eric Dier i cili e humbi toruan dhe pati 5 minutat e tij të çmendurisë që ia shfryu një tifozi. Mesfushori i Tottenhamit në fund të ndeshjes kaloi stolat e stadiumit për të shkuar në drejtim të tifozit që i kishte fyer të vëllanë. nuk pati sulm fizik pasi stjuardët e stadiumit ndërhynë duke e ndaluar dhe qetësuar më pas Eric Dier, por edhe për faktin se tifozi ishte larguar
vetë trajneri Mourinho foli për incidentin pas përfundimit të ndeshjes në konferencën e tij për shtyp.

“Dier bëri një veprim që një profesionist nuk duhet ta bëjë kurrë, por nuk është e lehtë të ruash qetësinë kur të fyejnë vëllain tënd që për më tepër është në moshë minorene-tha Mourinho- Thënë këtë, ishte diçka që nuk duhej bërë”.

Pas kësaj ngjarjeje Dier pritet të gjobitet nga drejtuesit e Tottenhamit për momentin e tij të çmendurisë, ndërkohë që edhe Federata Angleze e futbollit do të marrë masë disiplinore ndaj mesfushorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA