“Çmendet” Eric Dier, në tribunë për t’u përleshur me tifozin. I ofenduan familjen pas eliminimit

05/03/2020 13:13

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Eric Dier, vrapoi në shkallët e stadiumit mjaft i irrituar, për t’u përleshur me një tifoz, pasi skuadra e tij u eliminua nga FA Cup nga Norwich City, në shtëpi.

Fillimisht u tha se reagimi i ashpër i Dier kishte lidhje me abuzimin racist ndaj mesfushorit të Tottenhamit, Gedson Fernandes, por Jose Mourinho, trajneri i Tottenhamit, më vonë pretendoi se futbollisti i “Tre Luanëve” ishte tërbuar për shkak të një situatë të pakëndshme, ku ishte përfshirë vëllai i tij.

“Ky personi e fyeu Ericun, familja ishte atje, vëllai i vogël nuk ishte i kënaqur me situatën,” – tha Mourinho për BBC Sport. – “Mendoj se Eric bëri atë që ne, profesionistët, nuk mund ta bëjmë, por me siguri të gjithë do të bënin.”

Tifozët, që u ndodhën pranë incidentit, shpërndarë pamjet në mediet sociale. Një tifoz, i cili ishte afër vendit të ngjarjes, ka zbuluar më shumë informacione rreth kësaj përplasjeje.

Sipas përdoruesit të Twitter @CalverJAC, vëllai i Dier u konfrontua me një tifoz të Spurs, i cili po bërtiste dhe brohoriste kundër lojtarëve pas humbjes me Norwichin. Në këtë çast, Eric Dier nuk e ka përmbajtur veten, duke vrapuar drejt tifozit me të cilin ishte përplasur vëllai i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA