Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në Facebook, ka kujtuar shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Shënimi i ditëve të Epopesë së UÇK-së është shumë më shumë sesa ruajtja e kujtimit të fortë e më tepër se përulja e thellë për familjen, që ra për të ngritur një popull të tërë.”- u shpreh Cakaj në postimin e tij.
Gjithashtu, Kryediplomati theksoi se kujtimi i familjes Jashari është lartësim i krejt asaj që përfaqëson në vetvete UÇK-ja: vlerën e lirisë përtej jetës, dashurisë për kombin përmbi familjen dhe sakrificën e pamatshme për idealin sublim për çlirimin e Kosovës!
“Lufta e madhe e sakrifica e pashembullt e 5, 6 e 7 marsit 1998, në Prekaz, janë gurëthemeli i Kosovës së lirë e pikëbashkimi i kombit shqiptar në përgjithësi.”- përmbylli Cakaj postimin e tij.
Top Channel