Bushati në Open: Jemi mësuar me politikanë që na vjedhin dhe që bëjnë çfarë thonë ambasadorët

05/03/2020 22:41

Në pjesën e dytë në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për përplasjet mes Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa po diskutohet për këtë temë, pati debate mes Adri Nurellarit dhe Andi Bushatit.

Bushati tha se Albin Kurti është në një pozitë të vështirë.

Është e vërtetë që Albin Kurti është në një situatë të vështirë. Kjo sepse është kundër një zyrtari amerikan dhe pika e dytë është që Kurti duhet t’i qëndrojë besnik programit të tij dhe qytetarëve të Kosovës që e votuan.

Kjo sjell një problem se ne jemi mësuar këto 30 vite me politikanë që vjedhin qytetarët dhe pastaj bëjnë çdo gjë që u kërkojnë ambasadorët- tha Bushati.

Ndërhyri Nurellari ku tha se BE- ka dështuar dhe qëndrimi duhet mbajtur pro aleatit strategjik që janë SHBA.

Top Channel