USS Gerald Ford shkon në Kroaci, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 15:13
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që mbërthyen Tenesin qendror, përfshirë qytetin më të madh të shtetit, Neshvill. Ndërsa qindra persona kane humbur shtëpitë e tyre. Zyrtarët thanë se tornadot kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe qytet.
Sipas kryebashkiakut, qyteti ishte shkatërruar dhe njerëzit duhet ti ofrojnë ndihmë njëri tjetrit. Lagje të tëra në qytet janë zhytur në errësirë për shkak të dëmeve të mëdha në infrastrukturë. Rreth 44 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Ka patur dëme domethënëse edhe në aeroportin lokal.
Shkollat e qytetit, gjykatat dhe linjat e transportit u mbyllën të martën për shkak të dëmeve.
Top Channel