Albania's Elseid Hysaj (R) vies with Israel's Ben Sahar during the 2018 World Cup group G qualifying football match between Albania and Israel, in Elbasan on November 12, 2016. Israel said on November 8, 2016 that the Islamic State group had been planning attacks "in the Balkans" and specifically warned its citizens not to attend an upcoming Israel-Albania football match. Albanian football officials said that the country's 2018 World Cup qualifier with Israel this weekend would be moved for "security reasons", following reports of a planned attack. / AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU

Uefa Nations League është një kompeticion që i hap rrugën e kualifikimit kombëtareve për në fazën e grupeve të dy kompeticioneve më të rëndësishme në aspektin futbollistik, siç janë Kampionati Evropian dhe ai Botëror.

Shqipëria bën pjesë në një grup relativisht të lehtë në letër për sa i përket mundësisë për të fituar në biletë për “Play Off-in” e botërorit “Katar 2020”.

Kombëtarja shikohet si ekipi favorit midis Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit, që plotësojnë listën e grupit. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta zhvillojnë si mike në Bjellorusi më 4 shtator dhe vetëm tre ditë më pas, do të presë në “Air Albania” modestët e Lituanisë.

Ndërkohë  një muaj më pas, në 10 tetor, djemtë e Edi Rejas do të luajnë ndaj Kazakistanit, si mike. Për t’u zhvendosur tre ditë më pas në Lituani për t’u përballur ndaj këtyre të fundit.

Sakaq, dy ndeshjet e fundit kombëtarja jonë do t’i luaj ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në shtëpi, respektivisht në 12 dhe 15 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA