
20/06 20:50
Kampionati Italian i futbollit Serie A është në një kaos të vërtetë ku shumë ndeshje janë shtyre dhe më i prekuri është Inter që ka 3 ndeshje të prapambetura, dy në kampionat dhe një në kupë kundër Napolit.
Federata Italiane duket se ka gjetur zgjidhjen dhe ndeshja Juventus-Inter do të luhet këtë të dielë më datë 8 mars dhe Serie A do të shtyhet me një javë.
Ndërsa për Inter-Sampdoria do të vendoset më vonë se kur do të luhet. Akoma nuk ka diçka zyrtare, por këto janë raportet e fundit nga mediat italiane.
Top Channel