Disa dhjetëra të rinj nga rrethet e Jugut pritet të bëhen pjesë e programeve master 2-vjeçar dhe programit të praktikës profesionale 6 mujore në SHBA. Bursat që mbulojnë 90% të shpenzimeve për aplikantët fitues do të mbështeten nga Fondacioni Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim.
Situata e kualifikimit profesional në tregun vendas është kritike. Bizneset në Jug folën vitin e kaluar për nevojën e punësimit të profesionistëve në komunikim, menaxhim biznesi, vizibilitet të ofertës, por edhe për staf të kualifikuar tek shërbimet si hidraulikë, mekanikë, ndërtues, punonjës shërbimi për hotele dhe restorante, përkthyes apo guida profesionale.
Vetë të interesuarit besojnë se mund t’ju krijohen mundësi të mira punësimi pas kualifikimit por edhe ide inovative për të bërë biznes.
Pesha e fuqisë punëtore dhe ekspertëve e menaxherëve të kualifikuar po reduktohet vit pas viti edhe prej emigrimit drejt një tregu më favorizues kryesisht të personave të kualifikuar. Për Gjirokastrën papunësia e të sapodiplomuarve është mjaft e lartë edhe për shkak të preferencave të pastudiuara mirë e në raport me nevojat e rajonit. Në një mjedis që po e lidh të ardhmen më turizmin sot mungojnë specialistët e trashëgimisë, mjedisit, agronomët dhe veterinerët sepse përzgjedhja e degëve ka synuar drejtimet tradicionale që nuk ofrojnë më kapacitete punësimi.
Top Channel