Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe një herë ka deklaruar se është një moment i mirë për t’u arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përkrahjen amerikane.

Ai gjatë një konference për media pas kthimit nga SHBA tha se vonesat për arritjen e marrëveshjes finale nuk është në interesin e vendit.

“Vonesa nuk është në interesin tonë. Vetëm unik e të bashkuar do të dalim faqebardhë, sepse kemi presidentin Trump që ka shtuar vëmendjen për Kosovën, kemi Grenell që po shtyn përpara dialogun dhe po angazhohet për marrëveshjen përfundimtare. Ky është momentumi i ri që duhet ta shfrytëzojmë. Humbja e këtij momentumi nënkupton çmim. Cili është çmimi? Vonesa, zhvillimi ekonomik. Por në të njëjtën kohë dua të jem i hapur, vendi ynë, pavarësia jonë nuk ka vetëm miq, por edhe kundërshtarë”, tha ai.

Për më tepër, presidenti Thaçi ka bërë thirrje pë r unitet për çështjen e dialogut.

“Në pyetje është e ardhmja e Kosovës, andaj nuk duhet të ketë dallime. E duam që Kosova të jetë në NATO, këtë e kemi obligim të gjithë. Unë kam qenë gjithherë i gatshëm të punoj me të gjithë, edhe kur kam qenë në opozitë, kam marrë pjesë në bisedime në Vjenë. Kam përfshirë opozitën në dialog. Edhe sot bëj ftesë për unitet dhe për bashkërendim të hapave tonë. E kemi rastin më të mirë tash, jo nesër, e kemi përkrahjen e plotë të presidentit Trump, vëmendjen e plotë të emëruarit Grenell, kemi mundësinë për të përmbyllur konfliktin ë luftës, dhe të hapim kapitullin e prosperitetit”, tha ai.

Thaçi shprehu bindjen se njohja reciproke do të ndodhë dhe çdo marrëveshje do të jetë në bazë të Kushtetutës./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA