Kupa e Gjermanisë/ Bayern, Saarbrucken në gjysmëfinale

04/03/2020 12:32

Bayerni i Mynihut vuan por arrin të mundë Schalken dhe të presë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. në Veltins Arena në Gelsenkirschen, skuadra bavarese iu imponua asaj vendase me rezultatin e ngushtë 1-0.

Fillimi ishte i shkëlqyer për Schalken që iu afrua shumë golit të avantazhit me Burgstaller që kaloi dhe portieri për ta përplasur topin në mënyrë të pabesueshme në tramveresë, ndërsa pak çaste më vonë, po ky futbollist pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje.

Pasi kaloi këto momente paniku, Bayerni pak nga pak filloi të përmirësojë lojën dhe në minutën e 40 gjeti golin e avantazhit me Kimmich pas një goditje këndi. Schalke kërkoi të reagojë në pjesën e dytë, por Bayerni e administroi pa probleme avantazhin, madje në fundin e ndeshjes mund të kishte shënuar edhe golin e dytë me Gnabry. Vijon përralla Saarbrucken në Kupën e Gjermanisë. Skuadra që militon në Divizionin e katërt në futbollin gjerman eliminoi Dusseldorf duke kaluar në gjysmëfinale të kompeticionit duke bërë historinë pasi deri tani asnjë skuadër e Divizionit të katërt nuk kishte shkuar kaq larg në Kupën E Gjermanisë.

Saarsbrucken arriti të kualifikohej pas gjuajtjeve të 11 metërshave ndërkohë që koha e rregullt e ajo shtesë u mbyll 1-1 me gola të Jannicke dhe Jorgensen. Heroi për Saarbrucken u bë portieri Daniel Bratz që priti një penallti të Dusseldorfit gjatë kohës së rregullt, atë të Hennings dhe 4 të tjerë në serinë e gjuajtjes së 11 metërshave që u mbyll 7-6 ndërkohë që rezultati i përgjithshëm shkoi 8-7 për Saarbrucken që sheh ëndrrën t’i bëhet realitet teksa është mes 4 më të mirave të Kupës së Gjermanisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA