Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Fier, por fatmirësisht nuk kishte pasoja.

60 persona u helmuan dhe dyshohet se shkak u bë hedhja e një sprai djegës.

Në spital ishin shtruar 58 nxënës dhe dy mësues.

Njoftimi

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit

Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.

Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.

Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Top Channel