Grupi britanik i Rokut, Genesis, ka konfirmuar se po rimblidhet për një tur në 2020, i pari në 13 vite. Phil Collins, Tony Banks dhe Mike Rutherford e bënë njoftimin në një nga emisionet e BBC, mëngjesin e të mërkurës.
Duke zbuluar detaje të turit të tyre të kthimit, ata thanë se do të performojnë një seri koncertesh në Britaninë e madhe, më vonë gjatë këtij viti.
Një nga anëtarët themelues të grupit, që u largua prej tij në 1975, Peter Gabriel, nuk do të jetë pjesë e këtij rikthimi.
Që para këtij njoftimi, grupi kishte lënë të kuptohej se diçka po përgatitej pasi kishte postuar një foto të Kollins, Banks dhe Rutherford, në faqen e instagramit të Genesis, me nënshkrimin…Atëherë ishin tre, që është edhe emri i albumit të parë të tyre si një treshe, në 1978.
I krijuar në Angli, në 1967, Genesis, ka korrur sukses me disa hite të tij, mes të cilëve “Invisible Touch”, “I can’t dance” dhe “Throwing It All Aëay.”
Phil Collins, iu bashkua grupi si baterist në 1970, dhe u bë këngëtari kryesor pas largimit të Gabriel. Grupi u nda në 1996, që Collins të mund të fokusohej tek karriera e tij solo. Genesis, u bë pjesë e hollit të famës së rock and rollit, në 2010.
Top Channel