Një ish-prift 81-vjeçar dhe burri i tij në moshë të re, janë zhvendosur për të jetuar nga Anglia në Rumani.
Philip Clements dhe Florin Marin, 27 vjeç, u njohën në një aplikacion online dhe para tre vitesh u martuan me njëri-tjetrin.
Pjesën më të madhe të martesës së tyre ato e kanë kaluara të ndarë, por kohët e fundit i moshuari është transferuar në Bukuresht dhe tashmë çifti po pret me padurim që të festojnë përvjetorin e tyre të tretë.
“Ai më kupton shumë mirë dhe unë atë gjithashtu. E di kur është i zënë kujdesem që të mos e shqetësoj dhe t’i lejoj të gjithë hapësirën e nevojshme. Ai duhet të shfrytëzoj kohën për të qenë pranë të rinjve, është shumë e rëndësishme një gjë e tillë, kur ekziston ky ndryshim i madh në moshë”,u shpreh Philip për The Sun.
Philip më herët ishte detyruar për të shitur shtëpinë e tij në Angli, për të financuar ndërtimin e jetës së re përkrah Florin edhe pse një pjesë e mirë e parave të përfituara u shpenzuan në udhëtime nëpër botë.
“Duhet të kemi kujdes me paratë, por jetesa në Rumani është më e lirë se në Angli, kështu që besoj që paratë janë mëse të mjaftueshme. Na presin përpara shumë momente për të jetuar, për të shkuar në kinema, për të darkuar jashtë”, u shpreh Philip.
Çifti, ka një diferencë moshe rreth 55 vite me njëri- tjetri. Ndërkohë shprehen se janë takuar për herë të parë në Gaydar, para katër viteve, kohë kur Florin ishte vetëm 22 vjeç dhe janë martuar në prill të 2017.
Sakaq, i moshuari u shpreh se para një viti i është nënshtruar një operacioni në zemër. Mirëpo problemet e tij shëndetësore u shtuan akoma më shumë kur u rrëzua në ambientet e shtëpisë dhe si pasojë theu pesë brinjë. Philip tha se Florin ka shërbyer si burim force për të gjatë kohës së rikuperimit të tij.
“Kur isha në spital, Florin vinte dhe më vizitonte çdo ditë. Kujdesej për mua. Ai ishte burimi i forcës që unë jam rikuperuar”, u shpreh ish-prifti.
Philip më parë ka shërbyer për vite të tëra si prift në kishën anglikane, por doli në pension para se të martohej me Florin, shkruan The Sun.
Top Channel