Një bukuroshe britnaike ka treguar së fundmi sesi ndërroi gotën me një djalë të panjohur që i kishte ofruar një pije dhe dyshonte se kishte hedhur diçka në të, teksa më vonë zbuloi se atij i kishin rënë të fikët.

Lily Powles, nga Grimsby në Angli, tregon sesi teksa kishte dalë në fundjavë u ul me një djalë i cili vazhdimisht i prekte gotën dhe në një koment u duk se hodhi diçka në të.

Ajo thotë se më tej ndërroi gotat kur ai shkoi në tualet, kurse më tej e pa që i ksihin rënë të fikët jashtë barit.

Lily shpërndau historinë e saj në mediat sociale dhe mori shumë mëbshtetje për rëfimin. “Ky djalë mori dy herë gotën time mbrëmë dhe hodhi diçka në pijen time kru ma solli”, shkruante ajo në foton e mashkullit të rrëzuar në trotuar.

“Ndryshova gotat kur ai shkoi në tualet dhe më vonë e gjeta të shtrirë në një pellg balte”, shtonte ajo në postimin ku të thera vajza shkruanin për eksperiencat e tyre me droga të tilla përdhunimi, të cilat i bëjnë njerëzit të humbin ndjenjat edhe pa pirë alkool.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel