“BE dështoi, pakti në dorën e SHBA”/ Thaçi flet për takimin në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Serbisë

04/03/2020 19:56

Në takimin me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, Presidenti Hashim Thaçi thotë të mos ketë pasur në tavolinë draft të marrëveshjes finale e as diskutime për të.

Por, mbi këtë mohim ai shprehet i bindur se marrëveshja do të sjell njohjen reciproke, për të cilën nuk tregon nëse Kosova duhet t’i jap diçka Serbisë.

Përvec njohjes ai thotë se Kosova do të siguroj ulëse në OKB pa ju cënuar territori.

Me gjithë insistimin e SHBA-ve që marrëveshja të përfundoj brenda këtij viti, Thaçi në anën tjetër tha se nuk ka afat kohor.

Por, sipas tij duhet shfrytëzuar ky momentum i angazhimit të Washingtonit, pasi në të kundërt procesi do të zvarritet.

Presidenti Thaçi hodhi kritika karshi vendimit të BE-së, për emërimin e Ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak të dërguar për dialogun, vend ky i cili nuk e ka njohur Kosovën.

Presidenti vendosi të ju drejtohet qytetarëve përmes konferencës për media pas refuzimit nga  kryeparlamentarja Osmani për mbajtjen e seancës në ora 16.

E Presidenti refuzoj shkuarjen në takim tek Kryeministri i cili i dha mundësi në tri orare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA