Asteroidi me masë sa mali Everest fluturon pranë tokës muajin që vjen, gjasa të vogla por nëse përplaset, efekte globale

04/03/2020 16:44

Një asteroid me masë afërsisht sa mali Everest po fluturon drejt tokës dhe pritet të mbërrijë pranë nesh muajin që vjen.

Shkencëtarët thonë se nuk ka shumë gjasa që ai të prekë tokën por nëse diçka e tillë do të ndodhte pasojat do të përfshin të gjithë planetin.

Objekti i quajtur 52768 (1998 OR2), është 2 deri në 3 km i gjerë dhe do të kalojë 3,908,791 milje afër planetit tonë, me shpejtësi 19,461 milje në orë.

Asteroidi është pikasur fillimisht nga NASA në 1998, dhe pasi është gjurmuar u zbulua se ka madhësi të mjaftueshmë për të shkaktuar efekte gobale në rast të një përplasjeje me tokën.

Fluturimi i tij do të ndodhë më 29 prill sipas qendrës së NASAs për objektet e afërta.

Më herët është raportuar se asteroidi orbiton diellin çdo 1,340 ditë ose çdo 3.67 vjet, ndërsa rrotullimin në aksin e tij e kryen çdo 4.11 ditë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel