Duke folur pas një vizite në Uashington, presidenti i Serbisë tha që lajmet se marrëveshja Beograd-Prishtinë ishte arritur, ishin të rreme.

“Jo, nuk është diskutuar dhe nuk ekziston. Nëse do të ndodhte, unë do të isha i pari që do t’ju tregoja, sepse unë kurrë nuk i fsheha gjërat më të mira nga njerëzit e mi. Grenell kishte të drejtë të thoshte se nuk kishte ndonjë punë të madhe. Unë thashë se nuk kishte diskutime thelbësore derisa tarifat të ishin hequr,” tha Vuçiç në Beograd.

Ai tha se nëse bëhet një marrëveshje, atëherë duhet të ketë një kompromis.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën tonë,” tha ai, duke shtuar se është e rëndësishme ruajtja e paqes dhe stabilitetit.

Vuçiç tha se do të shkojë për vizitë në Berlin brenda 10 ditëve të ardhshme, ku do të ketë një takim me kancelaren Angela Merkel dhe Kosova do të jetë një nga temat, transmeton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA