Fëmijët e ekspozuar ndaj pastruesve të shtëpisë gjatë jetës së hershme janë më të ndjeshëm ndaj astmës dhe problemeve tjera të frymëmarrjes, sipas Universitetit ‘Simon Fraser’ në Kanada.

Një studim i 2,000 të sapolindurve zbuloi se ata, prindërit e të cilëve përdorin pastrues për enë dhe produkte tjera pastrimi, kishin 37 për qind më shumë të ngjarë të diagnostikohen me astmë në moshën tre vjeç.

Studiuesit monitoruan shëndetin e këtyre foshnjave për tri vjet, dhe zbuluan se një e katërta kishte zhvilluar astmë ose 37 për qind do të zhvillonte një formë të kësaj sëmundjeje.

“Studimi ynë shikoi të porsalindurit, të cilët kalojnë 80 deri 90 për qind të kohës së tyre brenda, dhe janë të ndjeshëm ndaj ekspozimit ndaj kimikateve përmes mushkërive dhe lëkurës, për shkak të rritjes së kontaktit me sipërfaqet në shtëpi”, tha Jacklyn Park nga ekipi që kre u studimin.

Ajo paralajmëroi gjithashtu që prindërit duhet të lexojnë më hollësisht etiketat mbi produktet dhe të zgjedhin ato pa përbërje të dëmshme

Top Channel