Reforma zgjedhore shkon në Prill/ PD ndryshon propozimin për financimin e partive në fushatë

03/03/2020 15:13

Koha e pakët dhe numri madh i çështjeve të cilat kërkojnë zgjidhje mund të shtyjë miratimin e kodit te ri elektoral në Prill.

Marrëveshja politike e janarit parashikon përmbylljen e Reformës Zgjedhore brenda 15 marsit, por kjo datë nuk shihet si afat i pathyeshëm për socialistët.

Një pikë e nxehtë e cila kërkon dakordësi brenda harkut kohor të 2 javëve është edhe ligji për financimin e partive. Demokratët u tërhoqën nga propozimi i tyre fillestar, për financim 100% nga buxheti i shtetit, duke risjellë në tryezën politike te reformës zgjedhore një formulë të re.

Kush shkel ligjin e financimeve humbet mandatin, përjashtohen nga e drejta për të financuar automatikisht këta persona.

Opozita parlamentare, vijon të këmbëngulë tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke fajësuar të mëdhenjtë për marrëveshjen e 2008./Elda Menga/

Top Channel