Berisha nxjerr deklaratën noteriale: Altin Dumani ka thënë që jeton me qira. U bë dhëndër pas përfundimit të vilës
Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit të radhës në Tryezën Zgjedhore, deputetja, Rudina Hajdari ka thënë se ka sugjeruar lista të hapura për kandidatët dhe kjo sipas saj do të shpaloset në takimin që do të mbahet më 6 mars.
Hajdari nuk ka lënë pa “thumbuar” edhe Presidentin e vendit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme mbajti një tubim kundër asaj që e ka konsideruar si “grusht shteti”.
“Diskutuam mbi propozimet që do të kishim në tryezë për ndryshimin e sistemit, por u shty me konsensus, në 6 mars. Dua të theksoj se vendosmëria ime dhe e opozitës parlamentare vazhdon. Sugjeroj që dhe partitë e tjera ta marrin seriozisht këtë iniciativë. Nëse do flasim sot të shprehim vullnetin tonë për të përshëndetur vullnetin qytetar për të qenë i përfaqësuar në parlamenti, duhet të respektojmë nenin 2 të Kushtetutës. Nuk mjafton që të dalin në sheshe dhe të ulërasim, por të bëjmë hapa konkrete që kanë të bëjnë me hapjen e listave që njerëzit të kenë mundësi që të përfaqësohen sot. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë”, -tha ajo.
Afati i fundit i vënë për miratimin e reformës zgjedhore është vendosur 15 marsi.
Top Channel