Në skuadër po ndryshon futbollin në Evropë, Bayern i Kompany është i pandalshëm
Kombëtarja shqiptare dhe ajo Kosovare do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në grupet respektive në edicionin e dytë të Nations League. Sot në Amsterdam do të hidhet shorti për këtë eveniment dhe duket se gjithçka është gati.
Kombëtarja shqiptare dhe ajo Kosovare do të jetë në Ligën C, një përcaktim që është bërë në bazë të renditjes së përgjithshme pas edicionit 2018/2019. Në Ligën C janë edhe skuadra të tjera ballkanase si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Sllovenia.
Edicioni i dytë i nations League ka pësuar disa ndryshime të vogla në format. Tre Ligat e para A,B dhe C përbëhen nga 16 skuadra secila, ndërsa në Ligën D do të jenë vetëm 7 skuadra. në 3 Ligat e para ekipet janë të ndara në 4 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa në Ligën D, 7 ekipet janë të ndara në 2 grupe me nga 4 dhe 3 skuadra. Në Ligat A dhe B do të ketë zbritje të skuadrave të vendit të fundit, respektivisht në Ligën B dhe C. Skuadrat fituese të Ligës B do të ngjiten në Ligën A.
Përsa i përket Ligës C ku do të jetë fokusi i të gjithë shqiptarëve për shkak të pranisë së Kombëtares shqiptare dhe asaj të Kosovës, 4 skuadrat e para do të ngjiten në Ligën B, ndërsa në Ligën D do të zbresin vetëm 2 ekipe dhe për t’i përcaktuar ato, skuadrat që do të renditen të fundit në grupet e tyre respektive do të luajnë sfida play off-i me sistem vajtje-ardhje.
Faza finale e Nations League nuk ka ndryshim; 4 ekipet fituese të grupeve në Ligën A do të përballen mes tyre në 2-6 qershor të 2021 për të përcaktuar atë që do të ngrejë trofeun e kompeticionit. Në total numri i ndeshjeve që do të luhen është 162, dhe edicioni i ri do të nisë në 3 shtator të këtij viti për t’u mbyllur në 17 nëntor.
Top Channel