Meta “mbush” Facebook-un me flamuj amerikanë: Uragani kuqezi sapo ka filluar

03/03/2020 14:00

Presidenti Ilir Meta nuk është ndalur nga reagimet për protestën e tij të organizuar mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar themeluesin e gazetës Illyria në New York për mesazhin e këtij të fundit dhënë për atë që Meta e quan Uraganinin Kuqezi që sapo ka filluar.

Ndërkohë vihet re që status ii Metës është mbushur me flamuj të SHBA. Ndërkohë edhe gjatë tubimit meta mbajti në dorë një flamur Amerikan për të cilin pati edhe një distancim nga SHBA bërë nga ambasadorja Yuri Kim.

Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në Neë York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar. Kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa” shkruan Meta.

Top Channel