Ka nisur seanca e vettingut për kryetarin e Gjykatës Vlorë Skëndër Haluçi.

Emri i Haluçit është i njohur për publikun pasi më herët gjatë vitit 2019 atij i është vendosur edhe tritol në makinë .

KPK ndërkohë ka rrëzuar kërkesën e tij për përjashtimin e trupës.

Skënder Haluci ushtron detyrën e kryetarit të gjykatës Vlorë. Në lidhje me vlerësimin e pasurisë ILDKPI ka dorëzuar një raport ku thuhet se deklarimi është i saktë.

KPK: Ka një papafingo të papërfunduar të ndodhur në Sauk, ku vlera e punimeve të deritanishme arrin në 2 milionë. ILDKPI vlerëson se nuk ka paraqitur situacion të punimeve.

“Në deklaratën e 2004, subjekti ka deklaruar një truall , më pas ka deklaruar se ka investuar bashkë me vëllezërit. Subjekti ka ndërtuar pa leje ndërtimi, nuk ka paraqitur dokumentacion. Subjekti ka qenë me bilanc negativ gjatë viteve 1997- 2002”, shprehet më tej KPK.

Më tej në lidhje me pasurinë KPK shprehet se ka: Tokë arë e blerë me shkresë dore nga i njohur i gjyqtarit, zotërimi 100 përqind. Rezultati se subjekti ka lidhur kontratë për blerjen, dhe subjekti është pajisur me certifikatë në 2015, por pretendon se e ka blerë në 2004. Në këtë vit nuk përkojnë deklaratat periodike.

Gjendja cach 1. 5 milionë leke , një shumë te tillë e ka deklaruar edhe bashkëshortja dhe vajza .

Apartament 106 m2 , pas një kontrate që bashkëshortja ka lidhur me shtetasin F.V. Për këtë pasuri është pajisur me certifikatë në vitin 2003. Kjo pasuri i është shitur bashkëshortes së subjektit më pak se sa është blerë.

Apartament 65 m2 nën proces hipotekimi. Bashkëshortja ka lidhur kontratë në vitin 2000. Subjekti ka deklaruar marrjen e një kredie në vitin 2004, në shumën e 40 mijë dollarë. Subjekti deklaron se kjo kredi është marre të blejë apartamentin.

Ndërkohë Haluçi gjetjeve të KPK-së u është përgjigjur: A mund të na vendosni në dispozicion një kopje e gjetjeve të KPK pasi mesa konstatoj gjetjet janë të ndryshme nga ato të nisura në komunikimin me email. Pasi për mbrojtjen time dua tu referohem pikë për pikë gjetjeve tuaja.

Vijon…

FOTO GALERI
1/4

Top Channel