Thanat janë një burim i të gjitha aminoacideve të domosdoshme dhe çuditërisht i mirë i proteinave për një frutë kaq të vogël.

Ato janë të pasura me antioksidues, veçanërisht karotenoide, siç janë beta-karoteni dhe zeaxanthin.

Zeaxanthin mbron retinën dhe zvogëlon rrezikun nga degjenerimit makular, një shkak kryesor i verbërisë te personat mbi 65-vjeç.

Një studim i vitit 2018, botuar në revistën shkencore ‘Molecular Medicine Reports’, vërteton se shtojcat nga thanat në dietën e minjve laboratorikë kanë ndihmuar te sindroma e syrit të thatë, duke rritur vëllimin e lotëve dhe riparuar qelizat e dëmtuara të syrit, transmeton KosovaPress.

Mjekësia kineze ka një traditë të gjatë në përdorimin e thanës, pasi që ajo mbron mëlçinë, përmirëson qarkullimin e gjakut, shikimin, dëmtimin e lëkurës nga rrezatimi UV, si dhe rrit imunitetin dhe pjellorinë.

Thana t po ashtu përmbajnë një sasi më të madhe të fibrave dietike që stimulojnë muskulin e zorrëve dhe përmirësojnë tretjen.

Top Channel