Duka: Për largësinë, grupi më i keq, Reja ka firmosur

03/03/2020 21:16

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e pranoi se shorti i Shqipërisë nuk ishte i keq, por theksoi se distancat e largëta me vende të tilla se Kazakistani, Bjellorusia dhe Lituania e bëjnë më të vështirë arritjen e rezultatin në transfertë.

“Shorti është short, nuk ishte i keq, por programi është i ngjeshur, luhet çdo tri ditë, dhe kemi transferta të largëta. Pra, në këtë këndvështrim është grupi më i keqi. Objektivi është të dalim të parët dhe të ngjitemi në Ligën B. Skuadrat më të lehta? Ku ka skuadra të lehta, duhet të përgatitësh mirë. Në konsideruam të lehtë në Andorrën, por barazuam në fund të eliminatoreve.”

Shmangia e Kosovës: Nuk dëshiroja të përplaseshim me Kosovën, e kisha thënë edhe para shortit. Shqiptarët më mirë të ndiejnë dy herë emocione sesa të përplasen me njëri-tjetrin.

Edy Reja ka firmosur: E kemi deklaruar që kemi firmosur kontratën me trajnerin dhe stafin e tij. Është i njëjti staf që ka përfunduar eliminatoret.

Grupi 4

Shqipëria

Bjellorusia

Lituania

Kazakistani

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta