
Një e re ka folur së fundmi se si ishte joshur dhe përdhunuar nga një grup të rinjsh kur ishte vetëm 14 vjeçe, të cilët abuzuan me moshën dhe situatën e saj delikate për ta përdorur si objekt seksi.
Jordyn Ferguson tashmë 19 vjeçe thotë se u përdhunua për muaj me radhë nga grupi i pedofilëve dhe tani shpreson që ata të kalben në burg.
“I urrej ata. Meritojnë të mbyllen e të mos dalin më jashtë.”
Muajin e kaluar Aivars Hauberts, 21 vjeç, Ailands Aleksanders, 22, e Ludvigs Rudevics, 35, u shpallën fajtorë për përdhunimin e Jordyn, ndërsa Hardis Gindra, 27 vjeç u shpall fajtor për seks nën moshë me të.
U desh një hetim katër-vjeçar i policisë për dënimin e burrave pasi Jordyn hoqi dorë nga e drejta e anomimantit për të ekspozuar masën e mizorisë së tyre.
“Më parë nuk isha e aftë të flisja. Humba të gjtihë fuqinë kur ndopdhi, pro kjo ndryshoi kur erdha në gjyq për të dëshmuar dhe ata u shpallën fajtorë. U ndjeva e lumtur për herë të parë, mora mbrapsht disa fuqi.
Abuzimi me Jordyn ndodhi kur ajo po kalonte një periudhë kaotike duke lënë shkollën dhe kishte probleme në marrdhënien me të atin.
Grupi e shfrytëzoi atë duke i dhënë cigare, alkool, kanabis dhe i blenë një celular për ta kontaktuar.
Sa herë e takonin ata i jepnin vodka e verë dhe pasi ajo ishte e pirë e përdhunonin.
“Ndodhte shumë shpesh, Unë isha e intoksikuar, e mpirë, nuk e di se sa më kanë përdhunuar, isha vetëm e shtrirë aty, si një objekt”.
Top Channel