E urrej punën time! A e keni thënë ndonjëherë këtë shprehje? Apo e keni dëgjuar dikë tjetër duke thënë? A e keni menduar arsyen se pse e keni thënë këtë? Sipas një sondazhi të realizuar nga Korporata Analitike dhe Këshilluese “Gallup”, afër 85% e punonjësve në botë thonë se e urrejnë punën që bëjnë.

Sipas këtij sondazhi, arsyeja se pse punonjësit e thonë këtë është si pasojë e raportit jo të mirë me punëdhënësin e tyre.

Cilat janë shkaqet pse e urreni vendin e punës?Ekzistojnë një mori arsyesh pse mund të mos jeni të lumtur në vendin e punës. Disa prej tyre mund të jenë: sjellja jo e mirë e punëdhënësit, mbledhjet e shpeshta, nuk respektohet e drejta për pushim, nuk vlerësohet puna juaj sa duhet dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në dëshirën tuaj për punë dhe performancën që keni.Nëse nuk ju pëlqen vendi aktual i punës dhe keni pakënaqësitë tuaja, atëherë është koha që të rishqyrtoni pozitën ku ndodheni dhe të ndërmerrni vendime sa më parë rreth të ardhmes tuaj në atë kompani. Kjo ngase gjendja emocionale jo e mirë dhe energjia negative që merrni nga ai vend pune mund të ndikojë negativisht në personalitetin dhe zhvillimin tuaj.Akademi Pune ju prezanton disa hapa që mund t’i ndërmerrni nëse jeni i pakënaqur me vendin e punës:Zhvilloni aftësitë tuajaDuhet të jeni kurreshtar rreth aftësive që posedoni dhe fushave ku keni nevojë për përmirësim. Ndoshta, pozita ku aktualisht ndodheni kufizon kreativitetin tuaj dhe nuk ndiheni i lirë ta shprehni atë. Prandaj, zhvillimi i aftësive të reja do t’ju hapë më shumë dyer.

Kësisoj, ju mund t’i shfrytëzoni aftësitë e fituara në atë pozitë ku mendoni se ndiheni më rehat dhe jeni më produktiv.Kushtoni kohë vetë-reflektimitNëse nuk bëni vetë-reflektim kur gjërat nuk shkojnë ashtu si i keni planifikuar, kjo ndikon te ju negativisht. Çdokush kalon nëpër sprova të ndryshme, ju nuk mund të jeni në dijeni se në çfarë situatash të vështira ndodhen të tjerët, po ashtu as ata nuk mund ta dinë situatën në të cilën gjendeni ju. Prandaj, mirëkuptimi i natyrës njerëzore ndihmon rregullimin e raporteve me njëri tjetrin.Bisedoni me punëdhënësin tuajNëse pas vetë-reflektimit, mendoni se keni bërë gjithçka që duhet, është koha të flisni me punëdhënësin tuaj. Para se ta bëni këtë, rikujtoni gjërat që doni t’i bisedoni dhe paqartësitë që doni t’i diskutoni me të. Komunikimi është çelësi i arritjes së marrëveshjeve, prandaj është e rëndësishme t’i qaseni si duhet bisedës me punëdhënësin tuaj. Duke pasur një qasje të duhur, pa dyshim se do të hasni në mirëkuptim edhe nga ana e tij.Filloni kërkimin e një pune të reNëse edhe pas bisedës me punëdhënësin tuaj nuk hasni në mirëkuptim, mos hezitoni të filloni kërkimin e një pune të re. Shumë njerëz që nuk janë të lumtur me punën aktuale, harrojnë që kanë opsion kërkimin e punës së re shkaku i frikës nga ndryshimet që mund t’i përjetojnë. Mirëpo, duhet të ballafaqoheni me realitetin dhe të jeni i sinqertë me vetveten. Prandaj, kurrë mos mendoni se është vonë ta sfidoni veten me një punë tjetër. Këtë mund ta filloni me përmirësimin e CV-së tuaj, duke u konsultuar me ndonjë ekspert që mund t’ju ndihmojë, pasi ka shumë rëndësi se si e përpiloni CV-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA