“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Komisionit Evropian pritet që sot të publikojë raportin mbi ecurinë e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria.
Çështja e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në Bashkimin Evropian e që u bllokua tetorin e kaluar mund të marrë një kthesë pozitive, varësisht nga raporti që do të publikohet sot.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se shpreson që me raportet që Komisioni do të publikojë për të dy vendet të bindë të gjithë anëtarët e bllokut.
Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu mohua fillimi i bisedimeve të pranimit tetorin e kaluar, pasi Franca dhe një grup i vogël vendesh kërkuan reforma brenda bllokut evropian.Raporti i Komisionit Evropian pritet të bëhet publik në orën 12:00.
Top Channel