Në Greqi janë dyndur refugjatë nga Turqia, por në kufirin bullgaro-turk është e qetë. Deri tani nuk ka pasur hyrje të paligjshme. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu shkroi në Twitter se deri të dielën në mëngjes gati 80 mijë refugjatë janë nisur për në Edirne; provinca në Turqinë veriperëndimore kufizohet me vendet e BE Greqi dhe Bullgari.Situata mbetet e tensionuar edhe në Egje.
Për shkak të situatës së vështirë, autoriteti i kontrollit kufitar Frontex do të dërgojë përforcime në Greqi. Një zëdhënëse i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte vendosur dërgimi i punonjësve dhe pajisjeve shtesë. Niveli i alarmit për të gjithë kufijtë e BE me Turqinë është ngritur në “i lartë”.
Presidentija e Komisionit të BE Ursula von der Leyen e siguroi Greqinë dhe Bullgarinë për mbështetje. Kryeministri bullgar Boiko Borisov planifikon të takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migrimit. Nuk dihet saktësisht se ku do të zhvillohet takimi. Erdogan pati njoftuar më parë se do të lejoheshin të kalonin kufijtë refugjatët me drejtim BE, duke argumentuar se BE nuk i përmbahet marrëveshjes së refugjatëve të lidhur në mars 2016.
Top Channel