Emri/ Atentati në Durrës, zbulohet identiteti i viktimës së dytë
02/03/2020 20:55
DURRËS –Anxhelo Avdija është emri i viktimës së dytë që u vra sonte në mbrëmje në lagjen nr.14 në qytetin e Durrësit. Ndërkohë nga të shtënat mbeti i vrarë edhe Dorjan Shkoza, 35 vjeç me precedent të mëparshëm penale dhe i dënuar për drogë.
Vetëm pak minuta pas krimit në afërsi të Rrogozhinës është gjetur edhe një automjet i djegur me targa të vjedhura, që dyshohet se i përket autorëve që kryen vrasjen në Durrës.
Ndërkohë në të gjithë zonën janë ngritur pika kontrolli nga ana e policisë për të rënë në gjurmët e autorëve.
Top Channel