Debati për taksën ndaj Serbisë/ LDK kërkon që parlamenti të mbështesë Kurtin në heqjen e plotë të saj

02/03/2020 20:53

Debati shumë orësh në seancës e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare për taksën shpërfaqi edhe njëherë dallimet mes koalicionit qeverisës.

Ishte kryeministrit, Albin Kurti i cili u bëri me dije deputetëve se do ta bëjë heqjen e pjesshme të taksës deri në veprimet konkrete të palës serbe, pavarësisht mospajtimeve të SHBA-ve.

Megjithëkëtë plani i Kurtit mund edhe të mos votohet nga ministrat e LDK-së, të cilët janë për heqjen e plotë të taksës.

Mungesa e konsensusit brenda koalicionit u shfrytëzua nga partitë opozitare.

Të njëjtat hodhën akuza se plani i Kurtit do t’i dëmtojë marrëdhëniet strategjike të Kosovës me SHBA-të.

E në pjesën e dytë të debatit deputet të AAK-së, vendosën pankarta tek foltorja e Kuvendit. Një prej tyre referuar deklaratave të më hershem të kryeministrit se nuk do të ulet për dialog me palën serbe pa kërkim falje për krimet e luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA