
Një britanike që ia kishte dedikuar jetën e saj qenve të rrugës në Egjipt, është gjetur e vdekur së fundmi në strehën e saj të kafshëve.
Anne Johnson, e njohur si Janet, u gjet me kafshime qensh në impjantin e saj në qytetin e Dahab.
Policia egjiptiane që po heton mbi vdekjen u tha mediave se ajo kishte vdekur nga kafshimet e tre qenve dhe se kishte shenja kafshimesh në fytyrë dhe në qafë.
Por miqtë e saj i mohojnë akuzat dhe thonë se 61-vjeçarja ka humbur ndjenjat kur shkoi të ushqente kafshët, siç bënte përditë. Ato thonë se kafshët mund ta kenë kafshuar pasi të kishte vdekur.
Në një postim në faqen e bamirësisë së saj në Facebook thuhej: “Si mike e vjetër dhe ‘admin’ e Janet dhe e qenve, ne refuzojmë çdo sugjerim se ajo ka vdekur nga një sulm i qenve”.
Zonja Johnson kishte jetuar në Egjipt prej 16 vjetësh, duke ndihmuar qentë e rrugës ose të braktisur.
Përveç qenve streha kujdesej gjithashtu për mace, lepuj, kuaj e gomerë të braktisur.
Top Channel