
Për herë të parë për amnistinë fiskale ka folur edhe ministrja e financave Anila Denaj. Ajo tha se do të diferencohen ata që kanë punuar në të zezë dhe veprimtaria kriminale. Sipas saj dhe tarifat që do të vendosen për formalizimin e pasurisë dhe asteve do të jetë e ulët.
Kjo nismë është për të gjitha bizneset që nuk kanë ngjyrim politik. Do të bëhet diferenca mes atyre që kanë punuar dhe atyre që kanë realizuar me apo pa deklarime me veprimtari të paligjshme, kjo do të jetë e mirë markuar.
Do i bëjë mirë të gjithë procesit të konsultimit publik, që nuk do të jetë shumë i gjatë. Për të marrë parasysh një zhvillim ekonomik. Sektori bankar e ndjen këtë, prej janarit të 2018 në kredidhënie ka një ngërç dhe kjo do i japë frymëmarrje edhe kreditimit. Kjo nuk ka të bëjë me parti dhe në këtë proces do të donim ta shikonin të gjithë në këtë format. Kemi folur për disa shifra, është një tarifë e ulët. Jemi duke e diskutuar, do të kemi edhe mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë.
Top Channel