
Gjatë vizitës së fundit të aeroplanmbajtëses së re britanike HMS Prince of Wales në Liverpool, ish-admirali i flotës Lord Alan West, tashmë senator laburist, lavdëroi prodhimet e fundit të ushtrisë duke pretenduar se SHBA ndjehet shumë xheloze për marinën britanike.
“Janë shumë të mëdha, janë të pabesueshme, amerikanët janë shumë xhelozë për to pasi mne mund të reduktojmë drastikisht forcën në njerëz”, tha Lord West impjantet e menaxhimit të armatimeve në aeroplanmbajtëset amerikane kërkojnë rreth 300 njerëz “kurse luftanija jonë e bën me 30”.
“Këto janë luftanije të mrekullueshme, jemi shumë krenarë”, tha ai duke iu referuar aeroplanmbajtëseve të reja Prince of Wales e Queen Elizabeth.
Komentet erdhën kur Prince of Wales erdhi për vizitë në lumin Mersey në Liverpool ku mijëra njerëz ishin mbledhur për ta fotografuar.
Luftanija 65,000 ton ka një kuvertë 70 metra të gjerë e 280 metra të gjatë, thuajse sa tre fusha futbolli.
Top Channel