Tiranë/ Gjendet i dekompozuar 4-vjeçari në një kanal kullues, ishte shpallur i humbur që nga 17 shkurti

01/03/2020 13:40

Rreth orës 12:15, në Shkozë të ditës së sotme në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale dhe ngjitur me lumi e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija me iniciale K.H, 4 vjeç.

4-vjeçari ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020 .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe njoftojnë se po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Top Channel