Nëse kishit menduar se marsi solli pranverën, duket se dimri edhe për pak kohë nuk ka plan të lëshojë territor.

Këto janë pamjet e mrekullueshme që ofron në ditën e parë të Marsit Parku Kombëtar i Shebenikut i mbuluar nga dëbora, por jo vetëm. Me qindra turistë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bardhësinë e dëborës.

Më fatlumët janë ata të cilët me fuoristrada ndjekin të tilla lartësi për të shijuar pamjet fantastike të dimrit përpara se ai të mbarojë. Por ndërkohë edhe grupe të tjera turistësh sot kanë vendosur të vizitojnë Parlun Kombëtar të Shebenikut. Këtu ndërkohë kanë nisur të krijohen bujtinat e para për të gjithë ata që kërkojnë të kalojnë një natë më shumë në bardhësinë e dëborës, por jo vetëm.

Parku Kombëtar i Shebenikut është i vizitueshëm në të gjitha stinët e vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA