Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema së bashku me Marizën kanë shëtitur në rrugët e Tiranës duke kënduar me kitarë dhe duke biseduar gjatë.

Teksa vajzat ishin ulur tek Pazari i Ri, Dojna ka pyetur Marizën për thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten e saj. Pyetje kjo e cila ka kthyer pas Marizën në kohë dhe ka kujtuar:

“Thashetheme kam dëgjuar plot, por më i çuditshmi ka qenë që tek Paparazi mbaj mend më kanë nxjerrë një foto me babin duke ecur në rrugë dhe ma kanë bërë të dashur. Ndërkohë dhe me shoqen time, shkruanin pse nuk e fsheh shokun por fsheh shoqen, më bënin lesbike dhe më kanë nxjerrë një foto me të.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA