Viti i Brishtë, është ai që muaji shkurt ka 29 ditë ndryshe njihet dhe si viti i trishtë. Por për Arensin dhe Erjonën, muaji shkurt me 29 ditë do të thotë begati. Ky çift nuk feston ditëlindjen njëherë në 4 vjet, por përvjetorin e martesës. Në shkurt të 2016 ata u bekuan me fëmijën e tyre të parë.
” Muaji Shkurt nisi mbarë për ne me lindjen e djalit tonë dhe menduam që me datë 29 me celebrimin e martesës sonë”
Pas 4 vitesh, ndryshe nga të tjerët ata festojnë përvjetorin e tyre të parë. Çifti, Çela kur bën bilancin e jetës në këto katër vite rezulton që kanë shijuar një martese të lumtur, ata janë rritur në profesion, gjithashtu kanë arritur dhe të kenë një shtëpi të tyren.
” Me ndryshime. Djali është rritur, ne jemi më të lidhur me njëri-tjetrin dhe më të bashkuar sigurisht dhe më të lumtur për uraganin e vogël që kemi në shtëpi. Shpresojmë me ndryshime më të mëdha përderisa festojmë njëherë në 4 vjet. ”
Erjona tregon se planet për përvjetorin e dytë, ajo uron që të jetë po kaq i hareshëm sa i pari.
” Mbase me ndonjë bebush tjetër në këtë 4 vjetorin e ri, pra me përvjetorin e dytë. Plane për sot kemi? Kjo është surprizë për në darkë. ”
Për Arensin kjo është një datë e veçantë, ai ia këshillon dhe çifteve të tjera që lidhjen e martesës ta bëjnë më 29 shkurt.
” Është shumë ekonomike, ia këshilloj të gjithëve sepse gjërat e bukura ndodhin një herë në 4 vjet si kampionati botëror dhe ai Europian. Kjo është një arsye si për të kursyer dhe për tu gëzuar më shumë. “
Top Channel