Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali teksa ka mbajtur një fjalim në Kongresin e Partisë Socialiste ka hedhur akuza edhe ndaj presidentit Ilir Meta,i cili prej kohësh po e cilëson mazhorancën si një forcë politike që po bën grusht shteti.
Spiropali shtoi se Shqipërisë dhe Edi Ramës i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende ku iu dha ndihmë 1.15 miliard euro për rindërtimin, por tani që Shqipëria pret me shpresë fillimin e bisedimeve, për çeljen e negociatave, kanë nisur ti ngulin sërish thikën pas shpine.
Spiropali duke iu referuar opozitës ka thënë se ata e shohin Shqipërinë si një instrument për partinë e tyre, për klanin e tyre e për veten e tyre.
“Reformat shtetndërtuese, me kryefjalë Reformën në Drejtësi, që po nxjerr në rrugë jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por edhe mbrojtësit e sistemit me Kushtetutë në dorë, me helm në gjuhë dhe thikë në dorë për t’ia ngulur edhe njëherë pas shpine Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë, qeverisë së saj dhe Kryeministrit Rama i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende përfshirë shumicën e vendeve të BE për rreth 1.15 miliardë për rindërtim e Shqipërisë pas pasojave të tmerrshme të tërmetit të nëntorit.” është shprehur Spiropali.
Fjalimi i plotë i Elisa Spiropalit:
Të dashur Socialistë dhe Socialiste,
Progresistë dhe Progresiste,
Delegatë dhe delegate të Kongresit Socialist të Partisë Socialsite të Shqipërisë.
Një përqafim për të gjithë ju dhe urime të gjithë bashkë për punimet e këtij kongresi kaq të veçantë tre ditor.
Fryma e progresit nuk është thjesht gjendje, as vetëm dëshirë, por një proces i vështirë, ndjekur nga një mekanizëm i tërë që ngrihet me energjinë vullnetin durimin për të çuar përpara përpjekjen #PërShqipërinë që duam!
Ky është ndryshimi thelbësor që kemi ne me partitë e tjerame të gjitha forcat e tjera politike.
Është në fakt ajo që na dallon ajo që dallon unike për ne. Ata e shohin Shqipërinësi një instrument për partinë e tyre, për klanin e tyre, për veten e tyre. Ne e shohim PS-në si një instrument për Shqipërinë, për shtetin dhe për ripërtëritjen e Shqipërisë dhe shtetit tonë. Ky është ndryshimi prandaj ne në 2021 në sërish do fitojmë me Edi Ramën dhe me Ps-në. Nuk është e rastësishme që ne mblidhemi këtu kaq të shumtë pas një riorganizimi kaq të madh. Është ajo që na mban së bashku qëllimi, vullneti, dëshira dhe mbi të gjitha puna.
Në 6 vjet e gjysëm qeverisje kryefjalet tona, thelemet e cdo aksioni tonë politik ekonomik dhe shoqëror, kanë qenë; evropianizim, zhvillim, modernizim.
Jo përdorim i mjeteve të të njëjtit sistem, por transformim I sistemit duke ndryshuar kryekëput të gjitha mjetet.
-Ne futëm në binarë ekonominë dhe financat e vendit, duke zgjedhur rrugën e vështirë të konsolidimit fiskal, mbledhje taskash, luftës kundër informalitetit.
-konsolidimit të shtetit dhe rendit përmes ndryshimit të policisë, reformimit në themel të drejtesisë, kthimit të besimit të institucionet ligjzbatuese
-rilindja urbane model transformimi I qyteteve tona dëshmi e vizionit të Edi Ramës, por dhe të Ps-së dhe mazhorancës tonë për të transformuar jetëtë e qytetarëve, se bashku me kthimi e qyetarëve te puna, te sipërmarrja përmes rritjes dhe zhvillimit të punës në fshat, bujësi dhe në zonat rurale.
-Duke vijuar me investimet në arsim e shëndetësi, që në këto 6 vite e gjysmë nuk ishin parë në 27 e kusur vite të marra sëbashku të qeverisjes së atyre që këto sektorë i shihnin si llokma për të ndarë me partnerët e tyre dhe asgjë tjetër.
Ndërkohë tani shëndetësia dhe arsimi janë dy themele kryesore të zhvillimit të vendit.
Reformat shtetndërtuese, me kryefjalë Reformën në Drejtësi, që po nxjerr në rrugë jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por edhe mbrojtësit e sistemit me Kushtetutë në dorë, me helm në gjuhë dhe thikë në dorë për t’ia ngulur edhe njëherë pas shpine Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë, qeverisë së saj dhe Kryekinistrit Rama i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende përfshirë shumicën e vendeve të BE për rreth 1.15 miliardë për rindertim e Shqipërisë pas pasojave të tmerrshme të tërmetit të nëntorit.
Dhe tani që Shqipëria pret me shpresë rifillimin e bisedimeve për çeljen e negociatave kanë nisur sërish ti ngulin thikën mbas shpine ata që janë mësuar vetëm ta zhvasin dhe kurrë ta qeverisin.
Por rruga jonë europiane, rruga jonë e transformimit, ka punë përpara dhe ne matemi vetem me veten. Është kjo arsyeja pse slogani ynë “E gjithë vëmendje jonë te qytetarët” dhe “Ti nuk do jesh kurrë vetëm” nuk slogan në letër, por është moto jonë dhe në themel të ndryshimit të administratës tonë dhe shërbimeve publike është pikërisht kjo moto: një administratë që ofron shërbime publike cilësore që i shërben qytetarëve që nuk i shikon ata si skllevër, mondernizim që i jep fund radhëve dhe ryshfeteve, ku zyrat e shërbimeve nuk janë më ambjente pritje dhe përcjellje duarxhepash a sehirlleku, por zyra që aty brenda në një smartphone a kompjuter dhe në zyrën e shtetit e gjithë administrata është në shërbim për qytetarin.
Shqipëria ka filluar procesin e transformimit të shërbimeve publike prej kohësh, por tani ka marrë një hov të jashtëzakonshëm në këtë valë të re të procesit të digjitalizimit të gjithë shërbimeve apo revolucionit digjital 2020. Ka nisur këtë transformim rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shtetit që është një marrëdhënie krejtësisht e deformuar në Shqipëri me vite të tëra madje për të mos thënë që nga koha kur ‘doktor Gjilpëra’ hynte në portin e Durrësit, Shqipëria pothuajse ka patur një fytyrë të administratës së saj, të zyrtarit nepotik, të zyrtarit të partisë, të zyrtarit që zhvat dhe zvarrit qytetarin. Është këmbëngulja e jashtëzakonshme e Edi Ramës, e qeverisë shqiptare dhe e PS-së që do ta bëjë më në fund transformimin apsolut dhe të pandryshueshëm të shërbimeve publike dhe administratës sepse ndryshe ne nuk mund të jemi një vend europian.
Pengesa më e madhe drejt europianizimit dhe transformimit të Shqipërisë janë pikërisht shërbimet publike, turpi i përballjes me zyrat e shtetit që nuk i gjen as në vendin më të largët oriental. Tani unë dua të japë vetëm dy shembuj konrkretë sesi ky revolucion ka nisur dhe po transformon jetët e njerëzve. Do marr dy shembuj që prekin të rinjtë dhe të moshuarit.
Më shumë se 40 mijë maturantë kanë mundësinë që përmes platformës e-Albania që të marrin informacione online dhe në kohë reale, si vërtetimin e notave të maturës.
Në përfundim të provimeve të maturës ata mund të kërkojnë një kopje testi të provimit të tyre duke aplikuar online brenda pak minutash, pa asnjë dokument shoqërues”.
Shembull tjetër kumptimplotë që prek të moshuarit janë qindra dokumente, aplikime në zyra që sigurohen tani nga punonjësit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore” dhe jo më nga zvarritjet dhe ecejaket e qytetarëve në zyra. Mora dy shembuj por ka qindra të tjerë sepse numri tashmë i shërbimeve që do merren online kalon 400.
“Jo më qytetarët në këmbë të zvarritur me kokën ulur duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje pa vonesa, pa ryshfet, pa radhë sipas afatit ligjor”. Ky është vizioni ynë dhe deri në fund të 2020 ne do ta bëjmë realitet këtë transformim epokal.
Radhët e gjata do mbarojnë. Të gjitha dokumentet shteteëore merrnit zyrë më zyrë ku qytetari pret do bëhen gati në dosje dhe me një klikim në afatin e duhur qytetari do ta përfitojë.
Që tani ka nisur ndryshimi i madh.
Nëse krahasojmë numrin e përdoruesve të regjistruar në janar 2020 dhe në dhjetor 2019 e shifra është dyfishuar.
Qyetarët i besojnë, qyteratë kanë filluar ta përdorin këtë shërbim.
E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e 600 shërbimeve elektronike.
Që nga 2017 të gjitha vulat elektronike që kërkohen nga qyterai mund të jepen on line, fjala vjen për certifikatat që janë më të zakonshme.
Vetëm vitin e kaluar 11,000 biznese aplikuan për licensë duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit.
Kjo është kohë e çmuar që qytetarëve dhe bizneseve u kursehet nga sistemi i ri.
Gjithashtu, 146 institucione dhe më shumë se 8000 përdorues të administratës publike kanë akses dhe mund të gjenerojnë dokumente të vulosura elektronikisht në emër të qytetarëve.
Sa i përket vijimësisë së reformës, të aplikimeve të shërbimeve publike, plani i veprimit është si më poshtë:
Deri më tani suksesi i padiskutuar 421 mijë aplikime nga data 6 janar deri më 25 shkurt 2020, nga të cilat:
E për mos të hyrë në detaje, e gjitha puna e bërë në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit, ku prej muajsh punonjësit e administratës në vend që të pinë kafe trajnohen për të pritur qytetarët për të bërë një punë kolosale për të ngritur një sistem modern ku qytetari është vërtetë i pari dhe shërbimi që atij i ofrohet mbetet përparësi, por edhe performanca e adminitsratës është më cilësore.
Nuk ka nevojë as për mik, as për shok, as për kushëri as për rryshfet ka nevojë vetëm për një telefon, për një klik, për një zyrë shteti që të përgjijet.
Ky model i jep fund radhëve dhe mbi të gjitha ndryshon qaasjen tonë mbi administratën, ndryshon respektin që ka qytetari për zyrat e shtetit dhe vetë shtetin. Në rast se me parë e ka parë shtetin si një armik i cili është aty të të godasë, një armik, i cili është aty të të lodhë për të përfituar për ata që janë në punë tani shteti do ti kthehet qytetarit me shpejtësi, cilësi dhe me modernizëm.
Stop burokracisë, stop parazitizmit për një administratë publike e cila është e denjë për Shqipërinë e së ardhmes, për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë tonë europiane.
Faleminderit dhe suksese të gjithëve për zgjedhjet e Asamblesë dhe për këtë Kongres.
Top Channel